Kryeministri Edi Rama është rikthyer në fushatën zgjedhore për ’14 Maj’. Pak ditë pasi iu nënshtrua operacionit për heqjen e apandesitit, Rama qëndroi disa ditë larg mitingjeve mirëpo sot është rikthyer në punë.
Rama shfaqet krah kryebashkiakut dhe njëherazi kandidatit të PS për Kamzën, Rakip Suli, si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ku u operua nga appendisiti.












