Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u pyet në lidhje me akuzën që Belind Këlliçi i bëri atij dhe qeverisë “se po shpifnin në lidhje me çështjen e diplomës së shkollës së mesme”.
“Njeriun nuk e fëlliq gjëja që nuk ka bërë. Një njeri edhe nëse nuk e ka bërë shkollën, e bën më vonë. Sot ka shkollë nate. Njeriun e fëlliq gjëja që ka bërë. Në CV nëse nuk ke bërë shkollën, mund ta bësh më vonë. Por nëse ke qenë klor për të pastruar fytyrën e Sali Berishës, kjo është diçka që ti nuk e heq dot kurrë.
Unë besoj se kush pranon sot të dalë kundra Amerikës dhe të ketë në CV gjithë jetën e vet, që ishte aty si sapun për fytyrën e Berishës, e cila është sot e pa pastrueshme, është e rëndë. Sot është i pakundërshtueshëm dhe i pakthyeshëm vendimi për personat non grata, unë besoj se kjo është diçka më e rëndë. Të përfaqësosh dhe të bëhesh sapun për fytyrën e Saliut është më e rëndë“, tha Veliaj.












