Kreu i qeverisë Edi Rama sqaroi, deklaratën e tij bërë në fushatë elektorale, për të mos votuar kandidatët e koalicionit ‘Berisha-Meta’.
Rama i cilësoi si një çift “non gratash” që kanë hallet e tyre personale ndërsa i bëri thirrje popullit shqiptar që të refuzojnë dyshen të cilët i etiketoi si “apandesiti me dy koka”.
“E para nuk kam folur për kandidatë, po për kukulla të një cifti ku kemi një non grata, kemi thirrje të SHBA për të bërë kujdes në këtë pikë. Zgjedhja është e shqiptarëve, por edhe cilësia e marrëdhënieve dhe natyra e raporteve është e aleatëve tanë. Ata vendosin në momentin kur një individ non grata, mban damkën e personit që është i padëshirueshëm. Kjo e bën të vështirë, kjo është një mënyrë për t’ia thënë drejtpërdrejtë njerëzve se këta kandidatë nuk janë vënë aty për hallet e komunitetit, por janë vënë aty për të krijuar oaze të luftës politike, për të ngritur barrikada me qeverinë qendrore e për të trajtuar bashkitë si pengje lufte. Sic hoqa unë apadesititn shqiptar të heqim edhe apandesitin me dy vrima apo me dy koka”, tha Rama.












