Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Korça do t’i besonte Sotiraq Filos sërish drejtimin e bashkisë.
Nga sondazhi i realizuar nga “Report TV”, që merr në shqyrtim katër bashki të radhës, në Korçë kandidati socialist rezulton fitues me 54-58% të votave.
Përballë tij, Ledina Alolli e koalicionit “Berisha-Meta” merr 42-46%. Në bazë të projeksioneve, shumicat e këshillit bashkiakë mbeten rozë, pasi PS merr 50-54% të votave, “Bashkë Fitojmë” 32-36% ndërsa PD 9-13%.
Tërheqja e kandidatit të Alibeajt për 42% e korçarëve është atribut i konflikteve brenda PD-së, ndërsa 28% e tyre besojnë se u tërhoq për shkak të presioneve të drejtpërdrejta nga Sali Berisha. Sa i takon punës së bërë përgjatë mandatit të kryebashkiakut aktual, rreth 60% e qytetarëve janë të kënaqur.












