Kryeministri Edi Rama solli sërish në vëmendje premtimin për rritjen e pagës minimale në 600 mijë lekë tw vjetra, teksa tha se fillimisht në programin elektoral të PS nuk ishte e përfshirë kjo pikë, por po realizohet pak nga pak.
“Paga minimale 40 mijë lekë nuk ishte e parashikuar në programin tonë elektoral, as të tjerëve që premtojnë ca të kenë përmbarë. Partia Demokratike pagën e minimale e kishim parashikuar 38 mijë në 2025, sot e kemi 40 mijë tani deri në 2025, do ta çojmë 45 mijë pagën minimale.
Në këto vite të vështira kemi dyfishuar të ardhurat për frymë, sot jemi ne 6.400, me patjetër duhet ta rrisim, duhet të bëjmë akoma shumë punë. Ambicia ime është të shkojmë 60 mijë lek dhe të ardhurat për frymë 10 mijë euro”- tha Rama.












