Luiz Ejlli, ka bërë një rrëfim të detajuar mbi jetën e tij, për vështirësitë, sfidat dhe zhgënjimet. Vetëm para pak kohësh, Luizi, ishte një prej atyre njerëzve që përpiqen të grumbullojnë të ardhura për të paguar qiranë, ishte një prej atyre njerëzve që prej një zgjedhje të gabuar, ka humbur shumë të tjera.
Luizi, vjen nga një familje e thjeshtë shkodrane, e cila ka patur dhe vështirësi ekonomike. Ai ka treguar se i është dashur të punojë që në moshë të re për t’u ardhur në ndihmë.
“Tani është momenti që unë të bëj hapa të sigurtë, të bëj zgjedhjet e duhura…Atyre njerëzve që nuk besuan tek unë, që më paragjykuan, që më kthyen shpinën…dua t’ju them vetëm që ia dola!”, tha Luiz Ejlli i cili premtoi se shumë shpejt, pasi të dalë nga Big Brother, do të rikthehet në muzikë.












