Finalja e madhe e ‘Big Brother’ ka dhuruar emocione dhe surpriza pafund jo vetëm për pjesëmarrësit por edhe për teleshikuesit. Finalja ka kulmuar me celebrimin e martesës së Luizit dhe Kiarës nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ajo që ra në vesh sapo çifti u takua me Veliajn ishte shprehja e kryebashkiakut: “Unë do të pastroja kanalet, më mirë të të martoj ty”
Luizi: Shumë faleminderit, ju kam bërë të rrini deri vonë.
Erion Veliaj: Jo more ne këtë punë kemi, do isha duke pastruar kanale më mirë të të martoj ty.
Padyshim që kjo ka qenë një batutë e kryebashkiakut, ndërkohë që celebrimi i çiftit u krye dhe u finalizuar me një kërcim shumë të ndjerë dhe romantik.












