Gazetari Genc Burimi në një intervistë për “Euronews Albania”, tha se nëse PD-ja humbet Shkodrën atehere opozita e Berishes merr fund ne vendin tonë.
“Po humbi Shkodra ka humbur një kauzë e madhe e opozitës së Sali Berishës, por edhe e Alibeajt. Është shpërdorim që një parti me vulë si e Alibeajt të mos nxjerrë kandidatë në të 61 bashkitë. S’e besoj skenarin e fitores së PS në Shkodër, nëse Shkodra bie do të thotë se qytetarët e kanë të qartë se zgjedhjet bashkiake nuk janë ato që e ndryshojnë jetën e qytetarit, janë zgjedhjet legjislative”, tha Burimi.
Sipas sondazhit të fundit të Top Channel: Nëse zgjedhjet lokale në do të zhvilloheshin sot, fitues në Shkodër me avantazh të ngushtë do të shpallej kandidati i PS, Benet Beci me 50.2 për qind të votave, kurse kryebashkiaku aktual Bardh Spahia do të merrte 49.6% të votave.












