Bordi i Transparencës ka reaguar sërish dhe ka publikuar çmimet e reja të karburanteve (nafta, benzina dhe gazi) në Shqipëri.
Bordi i ngritur nga Kryeministri Edi Rama ka vendosur çmimin e njëjtë të naftës dhe benzinës të cilat do të kushtojnë 173 lekë/litër, kurse gazi do të shitet 63 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 10 maj ora 6 pasdite, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit që është ngritur nga Qeveria Rama për të mos lejuar abuzimet me çmimet.












