Pas daljes nga BBV, modelja Jori Delli ka qenë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ku sjell video plot humor, së bashku me ish-banorët e tjerë. Por mbrëmjne e djeshme, Jori ka zbuluar vetë në profilin e saj në Intagram se është ndaluar nga policia.
“Panik”, ka shkruar modelja bashkëngjitur videos në fjalë. Modelja shprehet se ka menduar se ka bërë ndonjë shkelje penale, por në fakt policet e kanë ndaluar për të bërë fotografi.
“Thashë po bëja ndonjë gjë por donin vetëm fotot, ja ku janë, 1, 2, 3”, thotë Jori teksa tregon policët që po qeshnin. SHIKONI KETU VIDEO-n:












