Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të enjte ka ndarë foto nga qendra më e re e Inovacionit në vendin tonë.
Rama përmes një postimi në rrjetin social shkruan se Piramida tashmë është “Rilindur” për t’u bërë zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit. Sipas kryeministrit Piramida tashmë do të jetë qendra më e madhe në rajon për të rinjtë dhe të rejat që i përkushtohen teknologjisë digjitale.
“PIRAMIDA e Rilindur për t’u bërë zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit dhe streha më e madhe në rajon e të rinjve e të rejave që i përkushtohen teknologjisë digjitale”, shkruan Rama teksa shpërndan fotografitë e transformimit epik të këtij objekti që pritet të inaugurohet së shpejti.












