Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Opinion”, ku është pritur nga drejtuesi Blendi Fevizu me dajre, një simbol i fushatës së tij dhe Partisë Socialiste.
Fevziu i kishte rezervuar kreut të qeverisë një pritje të pazakontë, duke i rënë dajres në prezencën e Ramës në studio dhe më pas ja dha në dorë këtij të fundit. Rama nuk mund ta linte me kaq, duke vizatuar në pjesën e pasme një imazh, shoqëruar me tekstin “Opinion”, “Tv Klan”, “11 Maj 2023”.
Blendi Fevziu: Është fushata e 19 elektorale në Shqipëri prej vitit 1991. Është tallavaja më e madhe që kanë parë ndonjëherë fushatat elektrale. Këtë dajren do ua lë dhuratë kur të mos jeni më në politikë, mund të shkoni në dasma dhe të fitoni ndonjë lek më shumë.
Edi Rama: Ma jep tani dajren mua ta mbaj në dorë. Ma jep dhe vazhdo.












