Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Berisha-Meta” për bashkinë e Himarës. Ai akuzohet nga SPAK për veprën oenale “shit-blerje” votash për zgjedhjet e së dielës më 14 maj.
“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!”- shkruan Rama.
Pak orë para arrestimit, Rama e cilësoi Belerin një maskara që ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj.












