Ndonëse rezultati i votave nuk është bërë ende publik, socialistët e Vorës kanë filluar festën.
Siç raportohet nga Vora, në qendër janë hedhur fishekzjarre nga kandidati i Partisë Socialiste Blerim Shera i cili ka nisur me fishekzjarre festen e fitores. Ne rast se konfirmohet atehere Vora do te jete bashkia e pare qe do ta fitojne socialistet.
Shera garon përballë kandidatit të koalicionit Bashkë-Fitojmë, Indrit Hoxha. Rezultati në Vorë, Kamëz dhe Elbasan pritet të dalë shumë shpejt, pasi votimi është zhvilluar në mënyrë elektronike.












