Pas humbjes se thelle së zgjedhje, kryetari i Rithemelimit në Shënkoll, Luigj Gjoka ka dhënë dorëheqjen.
Gjoka njofton se jep dorëheqjen e parevokueshme pas rezultatit të zgjedhjeve në Shënkoll. Gjoka bën fajtor për rezultatin e zgjedhjeve Sali Berishën, së bashku me degën e Partisë Demokratike në Lezhë.
“Falenderoj të gjithë mbështetësit. Në këto momente unë jap dorëheqjen të parevokueshme për arsye të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD Lezhë. Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjtihë drejtuesit e PD Lezhë”, tha nder te tjera Gjoka.












