Anëtarja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka bërë një analizë që sipas saj solli humbjen e thellë të kësaj force politike në zgjedhjet vendore.
Përmes një video mesazhi ku shpjegon problematikat e shumta të PD-së, Hajdari thotë se është koha që humbësit të mos fshihen më pas retorikës së përdorur ndër vite, por të reflektojnë si humbës. Hajdari i referohet deklaratave të Sali Berishë për vjedhje masive të votave, dhe shton se ndoshta është koha që Berisha të reflektojë nëse duhet apo jo të vazhdojë më në këtë rrugë.
Mesazhi i Rudina Hajdarit: “Rezultatet e zgjedhjeve vendore ishin një goditje shumë e fortë për opozitën në tërësi. Por ama ishin akoma një goditje më e fortë për Partinë Demokratike. Mungesa e një vizioni të mirëfilltë, bashkë me çdo faktor që përmenda më sipër, treguan qartë që PD ka marrë një goditje të rëndë në zgjedhje. Dhe pësoi humbjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë në historinë e saj. Duke filluar kështu që nga kryetari i PD, që duhet të respektojë statutin dhe të reflektojë thellë për humbjen e tij. Të reflektojë a duhet të vazhdojë më në këtë rrugë apo ka ardhur koha për një ndryshim të madh brenda PD-së”.












