Kandidati i Metës dhe Berishës për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi nuk ka pranuar rezultatin dhe humbjen në zgjedhjet lokale.
Njësoj si liderët e tij Berisha e Meta, edhe Maliqi ka akuzuar komisionerët e PS dhe punonjës të Policisë se i kanë vjedhur votat. Lidhur me këtë pretendim, Maliqi ka bërë me dije se ka marrë avokat e po bën gato dosjen.
“Mandati im u vodh dhe u manipulua nga bandat. Mbrëmjen e numrit, komisionerët lanë KZAZ-në për 90 minuta vetëm, ku kutitë e votimit u ndërruan brenda ambienteve të KZAZ-së, që kishte lidhje me Qendrën Kulturore të bashkisë nëpërmjet një dere lidhëse nga pjesa e kutive. Ne kemi grumbulluar të gjitha provat dhe do denoncojmë këtë krim elektoral në KQZ dhe SPAK, në mënyrë që kriminelët e votës së lirë të ndëshkohen dhe vullneti i popullit të vihet në vend”, ka thënë Maliqi.












