Pas humbjes katastrofë në zgjedhje, Sali Berisha mesditën e sotme ka mbledhur Kryesinë e PD. Ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi (humbi me rreth 60 mije vota diference), ka befasuar te gjithe me qendrimin e tij pasi nuk mendon që Sali Berisha duhet të japë dorëheqen.
“Mbledhja e Kryesisë është për të reflektuar para procesit zgjedhor. Sigurisht që është dhe një moment reflektimi për cfarë ka ndodhur brenda nesh. Do duhet të analizojmë këtë pjesë që ne të kapërcejmë cdo hatërmbetje pakënaqësi që kemi mes njëri-tjetrit”, tha Këlliçi.
Pyetje: A duhet të jëpë dorëheqjen Sali Berisha?
Përgjigjet Këlliçi: “Reflektim do të thotë se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh, në lidhje me lidershipin mjafton t’i referoheni statutit të PD e i merrni përgjigjet (Sali Berisha nuk jep doreheqjen por kalon ne vetebesim). Ka ikur koha e dëshirave personale, Kjo është një çështje reflektimi që duhet të shohim se çfarë ka shkuar mirë”.












