Belina Pupa ka bërë një rrëfim ndryshe për podkastin “Zë me Mirën”. Në këtë rrefim të saj Belina tregoi dhe sesi është njohur me Visin.
Belina Pupa: “Visin e kam takuar komplet rastësisht në një moment që as e kam menduar. Hera e parë që vija në Shqipëri mbas 10 viteve në Amerikë. Isha në Velipojë. 24. 25 jemi fejuar me Visin. 24 kam qenë kur jemi takuar për herë të parë. Kemi kaluar një ditë të gjithën bashkë. Hëngrëm drekë. Kemi shkuar në darkë në një club, pastaj nuk kishte as numër telefoni, asgjë.
Qëkur jam lidhur me Visin dhe deri më sot, gjithmonë më ka lënë të jem e lirë. E lirë në kuptimin që të rritem në profesion, t’i bëj gjërat vetë, sa më e lirë. Mendoj se çdo grua e meriton një mashkull si Visi. Thjesht është çështje fati.”












