Sunday, November 22, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Sulmet ndaj Ballukut/ Grida Duma tregon bisedën e prapaskenat me Elisa Spiropalin

by Rilindje
22/11/2026
in TË TJERA
Sulmet ndaj Ballukut/ Grida Duma tregon bisedën e prapaskenat me Elisa Spiropalin

Deklaratat e Elisa Spiropalit në emisionin “Top Story” gjatë intervistës me moderatoren Grida Duma, kjo e fundit ka folur në programin “Goca dhe Gra”.

Duma deklaroi se Spiropali duhej t’i kishte treguar kundërshtimet e saj në një moment tjetër politik, veçanërisht kur vendosi të abstenonte për çështjen e imunitetit në Parlament.

Moderatorja theksoi se pozicioni politik dhe momenti kur bëhen deklaratat ndikojnë në mënyrën se si ato interpretohen nga publiku. Ajo shtoi se në politikë është e rëndësishme që qëndrimet dhe kundërshtimet të artikulohen në momentin e duhur.

Më tej Grida Duma foli edhe për konkurrencën brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se “lufta brenda llojit është më e keqja”.

“Shiko, unë e thashë edhe gjatë emisionit, por edhe kur e kam përcjellë, siç ndodh me prapaskenën e një prime-time-i që ka ngarkesa të shumëfishta në fakt, domethënë, së pari njerëzit nuk kuptojnë që ka shumë regjistra aty brenda. Një njeri që vjen pasi është përjashtuar nuk është i njëjti kur ishte kryetare Kuvendi. Regjistrat sipas rënieve dhe ngritjeve janë të ndryshëm psikologjikisht, emocionalisht. Unë jam partizane, e njoh politikën. Unë jam partizane gjithmonë e bërjes së gjësë së duhur në momentin e duhur.

Pra, nëse do të bësh goditje dhe të thuash të vërtetat e tua, brenda ose jashtë partisë, duhet bërë në kohën e duhur. Kur të ndodhë gjëma politike, thënia nuk të vlen plotësisht. Nëse do të bësh politikë, të njëjtën gjë mjafton ta thuash në një kohë më të mirë politike, je shumë më tepër politike sesa personale. Elementi i parë, i dyti më pas është se unë personalisht nuk kam menduar se të bësh politikë me emra brenda llojit nuk është e vlefshme gjerësisht, është e vlefshme për grupin tënd.

Duket si një lojë zilish, pse nuk jam unë. Në një moment ia thashë Elisës, unë e thashë, që ti po i thua Ramës: Pse zgjodhe atë dhe s’më zgjodhe mua? Sigurisht, ajo tha një sekret publik, që gishtin e kishte vendosur ndaj një personi tjetër në parti, që ishte një grua tjetër. Që nuk e thoshte me kohë për mua e bëri gabim, duhet të thoshte në momentin që vendosi të mos votojë për dhënien e imunitetit në Parlament, të thoshte që unë jam kundër kësaj dhe të mos rrinte tek abstenimi dhe fshehja e votës. Nëse i bëre këto, duhet të dalësh ta thuash pse, e ke hedhur gurin, e ke bërë goditjen, duhet ta argumentosh.

Padiskutim, unë besoj që lufta brenda llojit është më e keqja, që ajo e ka pësuar atë betejë nga rivalet e veta, kjo nuk ka asnjë dyshim. Që në politikë, sidomos në podiumin e parë, se te gratë duket, por tek burrat është më e fortë. Një njeri që vjen pasi është përjashtuar nuk është siç ishte”, deklaroi Grida Duma.

NGA KATEGORIA

“Shtrëngata dhe borë”/ Parashikimi i motit për fundjavën dhe javën e ardhshme, ja çfarë paralajmërojnë…
TË TJERA

“Shtrëngata dhe borë”/ Parashikimi i motit për fundjavën dhe javën e ardhshme, ja çfarë paralajmërojnë…

20/11/2026
Aeroporti i Gjirokastrës, një portë e re drejt Europës dhe botës
TË TJERA

Aeroporti i Gjirokastrës, një portë e re drejt Europës dhe botës

20/11/2026
Merr besimin e Qeverisë/ Kush emërohet SHEF i Përgjithshëm i Doganave…
TË TJERA

Merr besimin e Qeverisë/ Kush emërohet SHEF i Përgjithshëm i Doganave…

20/11/2026
Do t’i hiqet imuniteti 2 deputetëve? Fevziu zbulon të vërtetën se çfarë po ndodh…
TË TJERA

“Uroj të mos ndodhë”/ Fevziu i shqetësuar, ministri reagon me urgjencë dhe tregon të vërtetën…

19/11/2026
Pasaportat dhe kartat e identitetit më lirë, ministri jep LAJMIN E MIRË: Nga 1 Janari…
TË TJERA

Pasaportat dhe kartat e identitetit më lirë, ministri jep LAJMIN E MIRË: Nga 1 Janari…

17/11/2026
“Je gazetarja më…”/ Sali Berisha sulmon Klodiana Lalën: Kam hallin mos t’u…
TË TJERA

“Je gazetarja më…”/ Sali Berisha sulmon Klodiana Lalën: Kam hallin mos t’u…

12/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përmbytjet në vend/ Rama zbulon sa do të jenë shuma e fondit për kompensimin e qytetarëve…
EDI RAMA

Gati plani i ri/ Qeveria Rama përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut në vend…

22/11/2026
Sulmet ndaj Ballukut/ Grida Duma tregon bisedën e prapaskenat me Elisa Spiropalin
TË TJERA

Sulmet ndaj Ballukut/ Grida Duma tregon bisedën e prapaskenat me Elisa Spiropalin

22/11/2026
LAJM I FUNDIT: Erion Veliaj nis “hakmarrjen” ndaj Ramës, nga burgu shkarkon…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT: Erion Veliaj nis “hakmarrjen” ndaj Ramës, nga burgu shkarkon…

22/11/2026
E shumëpritur nga të moshuarit! Qeveria Rama jep LAJMIN e MIRË për pensionistët…
EDI RAMA

Rama jep lajmin e mirë të mbrëmjes për pensionistët: Dyfishohet…

21/11/2026
Shkarkimi i Veliajt/ Kush janë 2 këshilltarët e PS dhe një i opozitës që largohen nga salla…
POLITIKË

Deklarata e Ramës/ Bashkia e Tiranës i përgjigjet “flakë për flakë” Kryeministrit: Nuk jemi…

21/11/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush abuzon…

21/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!