Klevis Balliu thotë se lirimi i Saimir Tahirit nga burgu ka prapavijë politike. I ftuar në studion e lajmeve në “Panorama TV”, Balliu u shpreh se ish-ministri i Brendshëm doli nga burgu si miliarder.
Sipas “Çunit të Fahriut”, duhet të ishin konfiskuar pasuritë e Saimir Tahirit dhe ato të përdoreshin për infrastrukturë dhe për ndihma ekonomike.
“Duke dalë nga burgu Saimir Tahiri fitoi, tani i mbetet vetëm të shijojë paratë. Unë kërkoja konfiskimin e pasurisë së Tahirit, dhe ato para të shkonin për ndihmë ekonomike, për infrastrukturë. Kanë bërë qindra miliona euro këta me kanabis, nuk mbollën një parcelë, por një shtet. Ne duhet të jemi realist me analizën. Lirimi i Tahirit ka edhe një prapavijë politike“, tha Klevis Balliu.












