Zonat e Velipojës, Ura e Bunës, Shiroka dhe Zogaj do të përfshihen në një aksion pastrimi i cili ka nisur sot si një ndërhyrje me përfshirjen e Forcave të Armatosura, si bashkëveprim mes Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, Ministrisë së Mbrojtjes, Prefektit dhe Bashkisë Shkodër.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Benet Beci i jep i pari “OK” porosisë së Edi Ramës për të nisur pastrimin e qytetit dhe per ta vijuar gjate gjithe sezonit veror.
“Pastrimi që nisi sot në Velipojë, është hapi i parë i një plani të mirëmenduar pune që do të vijojë gjatë gjithë sezonit dhe jo vetëm. Në diskutim me banorë të zonës, problematikat janë konkrete, nevoja për të ndërhyrë e menjëhershme. Pastërtia në të gjithë territorin e veçanërisht në zonat turistike, janë domosdoshmëri jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve e të mjedisit, por parakusht për zhvillimin e turizmit”, shkruan Beci.












