E ftuar në “S’e luan Topi”, dedektivja e çifteve Shkënda Lili ka treguar të tjera detaje nga profesioni i saj dhe veçantitë e rreziqet që e shoqërojnë. Ajo u shpreh se po t’i ndajmë tradhtitë sipas profesioneve, politikanët dhe biznesmenët janë ata që mbajnë vendet e para.
Gazetarja: Artistët, politikanët apo biznesmenët?
Dedektivja Shkënda: Më shumë tradhëtojnë të pasurit. Më shumë janë politikanët dhe biznesmenët, artistët nuk po i fus këtu…
Gazetarja: Pra prapë dalim tek ata që kanë më shumë para
Dedektivja Shkënda: Në Shqipëri mbajnë dy lidhje njëkohësisht, edhe familjen, edhe lidhjen me të dashurën.












