Kryeministri Edi Rama po ndjek me vëmendjen të madhe ndeshjen në stadiumin “Air Albania” mes Shqiperise dhe Moldavise e vlefshme per kualifikueset e Europianit 2024.
Edi Rama shfaqet i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre i vogël Zaho i cili mban veshur fanellen “kuqezi” dhe po ndjekin me vëmendje ndeshjen e Kombëtares. Gjithahdtu në prane familjes kryeministrore ndodhet edhe ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi.
Kombëtarja shqiptare do të tentojë të marrë me doemos fitoren përballë Moldavisë për të shpresuar një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Europian. Pas ndeshjes së sotme, Shqiperia do te luajë të martën në 20:45 në transfertë me Ishujt Faroe.












