Zgjedhjet në Kamëz nuk do të përsëriten. Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Në këtë mënyrë, rezultati i Kamzës nuk ndryshon dhe Rakip Suli i Partisë Socialiste, mbetet fitues i zgjedhjeve të 14 majit. Koalicioni “Berisha-Meta” kërkoi marrjen e ekspertit të huaj ndërkombëtar për ekzaminimin e votimit elektronik në Bashkinë Kamëz. Koalicioni kërkoi ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike.
Ndërkohë 4 ditë më parë, Kolegji Zgjedhor vendosi që të përsëriten zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës, pasi u pranua ankimimi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.












