Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak më parë në lidhje me takimet e zhvilluara ditën e sotme në Bruksel, mes ndërkombëtarëve dhe Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiç.
Rama është shprehur me ULTIMATUM ndaj Serbisë, teksa thotë se pa lirimin e 3 policëve të rrëmbyer, nuk do ketë asnjë përparim në dialogun mes dy vendeve.
“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë E PARË: LIRO 3 POLICARËT!”-thuhet në reagimin e Ramës.












