Zgjedhjet e 14 Majit rezultuan një humbje katastrofë për opozitën pasi populli i dha një tjetër “shuplakë” refuzuese, Sali Berishës dhe Ilir Metës të cilët arritën të fitonin vetëm 7 bashki të vogla në të gjithë Shqipërinë.
Berisha ka tentuar të heqë vëmendjen nga problemet e brendshme brenda PD-së, prandaj ditën e sotme ka paralajmëruar se në muajin tetor “Ramës do t’i hiqen petët e lakrorit”, duke theksuar se kreu i qeverisë e ka vendin në burg.
“Është kërkuar një vendim për bashkimin e çështjeve, dhe ky vendim është miratuar. Global Resolution quhet, ç’ka do të thotë: se vepra penale e Edi Ramës mund të kalojë pa asnjë lloj vështirësie nga ryshfet dhe korruptim të zyrtarit më të lartë të kundërzbulimit në detyrë, mund të kalojë në lidhjen ruse. Dhe ky është një lajm, tmerrësisht i zi për Ramën. Gjykimi i çështjes McGonigal nis në tetor, në të cilën hapen të dhënat. Është caktuar tetori si një datë në të cilën hapen të dhënat dhe hiqen petët e lakrorit. Edi Rama pra, ulet në krah të McGonigal për të dëshmuar për lidhjet e tij të zeza. Nuk ka forcë që shpëton Edi Ramën nga kjo aferë”, tha Berisha.












