Gazetarja Malvina Tare ka treguar se djali i saj në moshën 2-vjeçare nuk e kuptonte shqipen, por kishte më komode gjuhën angleze.
Diçka e tillë ka ndodhur me djalin pasi ajo per nje kohe te gjate ajo i vendoste ne telefon video në gjuhën angleze dhe truri i tij i përthithi shumë shpejt.
“Në seancën e parë të terapisë, terapistja tha që djali flet shumë, por flet anglisht. S’më kishte shkuar kurrë në mendje sepse vjen dhe pak imcak në trup dhe kishim menduar që është akoma i vogël, ai bebi i vogël, i përkëdhelur, t’i japim kohë, do të mësojë, do të shikojë. Ndërkohë, e mbronim nga të gjithë familjarët që thoshin shiko duhet ta kontrolloni se ka diçka që nuk shkon” – u shpreh Tare.












