Drejtor i DPSHTRR, Blendi Gonxhja tha nuk lejohet të errësohet xhamit ballor i makinave që shpesh herë i shohim automjetet e “të fortëve” që të qarkullojnë në rrugët e Tiranës me të gjitha xhamat sterrë të zeza.
Më tej, Gonxhja theksoi se xhamat duhet të kenë një limit errësimi deri në 30%, ndërsa shtoi se deri tani janë mbi 250 mijë makina të pajisur me certifikatat e xhamave të zinj.
“Nuk lejohet që xhami ballor të errësohet. Makinat duhet të kenë një limit deri në 30% errësim. Kjo lejohet në të gjitha xhamat. Nëse nuk errësohet xhami dhe nuk prekni nivelin e lejueshëm 30% është i lejueshëm çdo lloj materiali. Kemi 250 mijë çertefikime xhamash që është me taksë”-tha Gonxhja.












