Këngëtari i dashur per publikun, Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me lajmin se akuzohet nga Prokuroria e Lushnjës për falsifikim dokomentadh ne kohen kur punonte ne zyren e tij te avokatisë.
Sipas “FactCheck”, Luizi zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Sipas nenit 186 paragrafi i dytë për të cilin ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Lushnjës referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, në rast se do të gjendet fajtor.
Luizi në reagimin e tij ka ironizuar duke deklaruar se në Lushnje u mërzitën kur mësuan se ai zgjodhi të këndonte në Shkodër para se të këndonte te njerëzit e gruas.
“Lushnja u mërzit kur morën vesh se do këndoja në Shkodër para se të këndoja te njerëzit e gruas” shkruan Ejlli.












