Partia Socialiste po zhvillon në ambientet e selisë së Kuvendit, një mbledhje të grupit parlamentar, e cila me sa duket do të drejtohet për herë të fundit nga Taulant Balla, i cili pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Në mbledhjen e grupit mungon kryeministri Edi Rama dhe nga informacionet paraprake kreu i ri i grupit parlamentar të socialistëve, nuk pritet të zgjidhet ditën e sotme.
Emrat e mundshëm për të zëvendësuar Taulant Ballën si kryetar i grupit parlamentar të PS, sipas raportimeve mediatike, janë Ermonela Felaj dhe deputeti Toni Gogu. Nuk përjashtohet mundësia që detyrën e kryetarit të grupit ta mbajë Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, sikur Balla i ka mbajtur më parë dy postet.












