Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, feston sot ditëlindjen. Ai ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku ka falënderuar fansat për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë.
E në këtë ditë të veçantë, Luizi ka marrë urime të shumta, por sigurisht vëmendjen e mori ai i partneres së tij, Kiara Tito. Kjo e fundit ka publikuar disa fotografi në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Ejllin. Bashkëngjitur me to, moderatorja e njohur ka shkruar:
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Gëzuar ditëlindjen dashuri, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën”.












