Teksa ndodhej në skenë, Luizi ofendoi blogeren Dea Mishel, pasi kjo e fundit e quajti “provincial” gjatë qëndrimit në BBV.
Në një nga video live, Luizi në mënyrë indirekte duket sikur reagoi edhe një herë për situatën e krijuar, duke theksuar se e di që gabon, por do mundohet që ta mendojë mirë atë çfarë thotë.
“Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë, sepse çfarë do që të flas duket sikur e kam personale me dikë, por unë s’kam asgjë me njeri. Këtu do të jem, këtu do të rri, siç i kam bërë ballë gjërave, do t’i bëj deri në fund. Çfarë nxjerr nga goja mbaj vetë përgjegjësi. Do të jem i drejtpërdrejtë gjithmonë siç kam qenë. Edhe unë gaboj, por mundohem që çfarë them, ta mendoj mirë dhe t’i them në sy gjërat për gjithçka.”- u shpreh Luizi.












