Me sa duket dedikimet e Luizit për bashkëshorten e tij Kiara nuk paskan fund. Titulli i këngës është bërë i ditur nga regjisori Xhulian Shabani nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili do të merret me regjinë e videoklipit të Luizit.
Luiz Ejlli ka filluar sot xhirimet e këngës së tij më të re “Kiara” dhe këtë e ka bërë të ditur regjisori i kësaj kënge Xhulian Shabani.
“Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!”, ka shkruar regjisori.












