Piramida i është rikthyer Tiranës me një transformim të madh duke u konsideruar si zemra e Shqipërisë së Re dhe destinacionit më të madh të teknologjisë digjitale në rajon.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Piramida, ku qytetarë të shumtë vizitojnë ambientet e transformuara. Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë.
Piramida tashmë është “Rilindur” për t’u bërë zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit. Sipas kryeministrit Piramida tashmë do të jetë qendra më e madhe në rajon për të rinjtë dhe të rejat që i përkushtohen teknologjisë digjitale.












