Meta tha se nuk e shqetëson fare thirrja Petrit Vasilit në SPAK i akuzuar për lobim të LSI-së (sot PL) në SHBA.
SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit nga ish-deputeti Halit Valeri, ku pretendohet se ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka paguar 700 mijë $ për të dalë në foto me presidentin e asaj kohe, Donald Trump.
Meta nuk i frikësohet ndonjë vendimi kundër tij dhe e konsideroi këtë çështje si përrallë të sajuar nga “Rilindja”.
A i frikesoheni hetimit të SPAK? “Nuk i druhem asnjë veprimi të askujt përballë Ilir Metës apo dhe përballë Partisë së Lirisë, për arsye se ne jemi gjithmonë përballë qytetarëve, ne jemi gjithmonë përballë publikut. Ne jemi gjithmonë përballë të vërtetave dhe mbi të gjitha sepse gjithmonë kemi qene dhe jemi me ligjin. Nuk ka qene asnjë çudi për ne dhe e kemi bërë të qartë, shkrimin e porositur të gazetës spekullative në fjalë”, tha Meta.












