Friday, October 23, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Tregu i makinave të përdorura në alarm, nga viti 2028 në Shqipëri ndalohet…

by Rilindje
23/10/2026
in AKTUALITET
Tregu i makinave të përdorura në alarm, nga viti 2028 në Shqipëri ndalohet…

Tregu i importit të makinave të përdorura në Shqipëri pritet të pësojë një goditje të fortë dhe një riorganizim radikal brenda dy viteve të ardhshme.

Qeveria Rama ka hedhur për konsultim një projevendim, i cili nga 1 janari 2028 ndalon rreptësisht hedhjen për herë të parë në tregun shqiptar të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit që përmbajnë plumb, merkur, kadmium apo krom gjashtëvalent.

Masa, e cili është detyrim nga proçesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, nuk prek makinat që qarkullojnë aktualisht brenda vendit, por vendos një filtër të rreptë për çdo mjet të përdorur që do të tentohet të importohet pas këtij afati.

Sa është impakti real në tregun e importeve?
Ndonëse ligji nuk bllokon mjetet ekzistuese, impakti i tij në tregun e makinave të përdorura (që ushqen pjesën dërrmuese të flotës në Shqipëri) është mjaft i lartë:

• Bllokohet importi i makinave të vjetra (mbi 10-20 vjeçare): Shqipëria është një treg ku rreth 91% e makinave të regjistruara janë mbi 10 vjet të vjetra dhe 45.4% janë mbi 20 vjet të vjetra. Këto mjete të vitprodhimeve të mëhershme kanë në përbërjen e tyre aliazhe metalike, saldime dhe pjesë elektronike me përmbajtje plumbi. Ndalimi i vitit 2028 do të thotë se asnjë makinë e kësaj teknologjie të vjetër nuk do të mund të importohet më e përdorur nga jashtë.

• Shtrenjtim i pjesëve të këmbimit që importohen: Pas datës 1 janar 2028, importuesit profesionalë ndalohen të fusin në Shqipëri pjesë të reja apo të përdorura këmbimi që kanë përmbajtje plumbi (përveç disa rasteve specifike të lejuara si pjesë këmbimi për mjetet e shitura para kësaj date). Kalimi drejt materialeve alternative ekologjike pritet të rrisë kostot e importit të pjesëve.

• Presion për rinovimin e flotës aktuale: Duke bllokuar hyrjen e mjeteve të vjetra me plumb nga importi, qeveria synon që flota aktuale prej mbi 1 milion mjetesh (ku makinat elektrike zënë vetëm 1.3% dhe ato hibride 1.2%) të zëvendësohet gradualisht vetëm me mjete të reja dhe ekologjike.

Dorëzimi i mjeteve jashtë përdorimit bëhet falas

Dorëzimi i automjeteve të vjetra apo të dala jashtë përdorimit do të bëhet plotësisht falas nga qytetarët pranë pikave të autorizuara të grumbullimit, edhe nëse ato nuk kanë më asnjë vlerë tregu.

Sipas projektvendimit, të gjitha kostot e trajtimit do të përballohen nga prodhuesit dhe importuesit profesionalë operative. Ky ndryshim shfuqizon vendimin e vjetër të vitit 2012 për të përafruar standardet shqiptare me direktivat e Bashkimit Evropian.

Në momentin e dorëzimit të makinës, operatori i autorizuar ka detyrimin t’i lëshojë qytetarit një “Certifikatë Shkatërrimi” me një kod serial unik të gjeneruar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Asnjë automjet nuk do të mund të çregjistrohet më nga regjistri kombëtar për shkak të daljes jashtë përdorimit pa u paraqitur kjo certifikatë mjedisore. Kjo masë synon të bllokojë përgjithmonë braktisjen e mjeteve në rrugë apo shitjen e tyre informale për pjesë këmbimi.

NGA KATEGORIA

E mori nga Qendra Shëndetësore dhe e futi në qeveri, kush është mjekja që mori “postin” në kabinet
AKTUALITET

E mori nga Qendra Shëndetësore dhe e futi në qeveri, kush është mjekja që mori “postin” në kabinet

22/10/2026
Policia Rrugore/ Emërimet e para të Skënder Hitës, ja kush janë shefat e rinj…
AKTUALITET

Dorëheqje masive nga efektivët dhe shantazh ndaj pedagogëve?! Policia del me urgjencë: Lajme…

22/10/2026
Reshje të dendura të dëborës! Një tjetër qytet “zgjohet” i zbardhur, trashësia arrin…
AKTUALITET

Po vjen “Vorbulla Polare”/ Kur pritet të mbërrijë i ftohti arktik dhe si rrezikohet Shqipëria

22/10/2026
Protesta kundër Ramës/ Sindikata e Pedagogëve merr VENDIMIN EKSTREM, nga sot…
AKTUALITET

Protesta kundër Ramës/ Sindikata e Pedagogëve merr VENDIMIN EKSTREM, nga sot…

21/10/2026
Lëvizje në krye të gjykatave, KLGJ merr vendimin për 18 gjyqtarë! Dy emra përjashtohen…
AKTUALITET

Lëvizje në krye të gjykatave, KLGJ merr vendimin për 18 gjyqtarë! Dy emra përjashtohen…

21/10/2026
E FUNDIT/ Nxënësit boshatisin bankat e shkollës për protestën, PLAS KEQ te “Petro Nini”…
AKTUALITET

“Rumpalla” e studentëve/ I vunë “flakën” Tiranës, Gjykata befason me vendimin për protestuesit…

20/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama kërkon llogari nga drejtorët, Adea Pirdeni merr “detyrën e re” dhe zbulon…
POLITIKË

Rama kërkon llogari nga drejtorët, Adea Pirdeni merr “detyrën e re” dhe zbulon…

23/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Jep DORËHEQJEN Blerina Gjylameti, largohet nga “posti” i rëndësishëm…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Jep DORËHEQJEN Blerina Gjylameti, largohet nga “posti” i rëndësishëm…

23/10/2026
Tregu i makinave të përdorura në alarm, nga viti 2028 në Shqipëri ndalohet…
AKTUALITET

Tregu i makinave të përdorura në alarm, nga viti 2028 në Shqipëri ndalohet…

23/10/2026
Dalin DETAJE/ Mbi 130 drejtorë drejt dorëheqjes, zbulohet çfarë ndodh më pas me ta…
EDI RAMA

Dalin DETAJE/ Mbi 130 drejtorë drejt dorëheqjes, zbulohet çfarë ndodh më pas me ta…

23/10/2026
Pas urdhrit për dorëheqje, Rama kryen LËVIZJEN e fundit, mbledh…
EDI RAMA

Pas urdhrit për dorëheqje, Rama kryen LËVIZJEN e fundit, mbledh…

23/10/2026
“Tërmet” me dorëheqje/ Nga Klevis Qose te Afrim Qendro! Kush janë drejtorët që drejtorët ikin në bllok…
POLITIKË

“Tërmet” me dorëheqje/ Nga Klevis Qose te Afrim Qendro! Kush janë drejtorët që drejtorët ikin në bllok…

23/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!