Thursday, August 20, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Këta janë koeficientët e rinj që do të përdoren për llogaritjen e pensioneve nga 1 korriku 2023…

by Rilindje
29/07/2023
in TË TJERA
Këta janë koeficientët e rinj që do të përdoren për llogaritjen e pensioneve nga 1 korriku 2023…

Pas miratimit të nga Këshilli i Ministrave, zbardhen koeficientet që do të përdoren për llogaritjen e pensioneve të reja që do t’i shtohen skemës nga një korriku i këtij viti, dhe në vazhdim.

Qeveria vendosi për miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2021, me indeksin 8.9 % të llogaritur sipas kritereve të përcaktuara të ligjit “Për sigurimet shoqërore”, të ndryshuar. Ky indeks do të aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2021 dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2023 e në vazhdim. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar koeficientet që aplikohen për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur deri në vitin 2021, për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit që do të caktohet me datë fillimi nga 1 korriku i këtij viti. Koeficientet janë të detajuar për pagat nga viti 1994 deri në vitin 2023.

Pas aplikimit të indeksit të vitit 2021, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1 korrik 2023, nuk mund të jetë më e lartë se trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 40 000 lekësh, e përcaktuar sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri në 31.12.2001. Ndërkohë që paga maksimale në shkallë vendi, prej 176 416 lekësh, e përcaktuar sipas kritereve të paragrafit të fundit, të nenit 10, të ligjit nr. 7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim dhe përballohen brenda buxhetit vjetor të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Sipas kushteve në ligjin për sigurimet shoqërore, personat e siguruar, që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar, ndërsa nënat, që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim.

NGA KATEGORIA

Ky është plazhi më i lirë në Shqiperi, çadra kushton vetëm 300 lekë dhe…
TË TJERA

Ky është plazhi më i lirë në Shqiperi, çadra kushton vetëm 300 lekë dhe…

19/08/2026
Pas 17 vitesh/ Nisin punimet, ministri i Qeverisë Rama tregon gjithçka: Do të hapim…
TË TJERA

Pas 17 vitesh/ Nisin punimet, ministri i Qeverisë Rama tregon gjithçka: Do të hapim…

18/08/2026
LAJM I FUNDIT/ Situata kritike, në zyrën e Ramës vjen DORËHEQJA e papritur…
TË TJERA

Nuk ka nevojë të vijnë në Tiranë! Ministrja jep LAJMIN E MIRË për këtë qytet të vendit…

12/08/2026
“Kafja 70 lekë”/ Ky është plazhi më i lirë në Shqipëri, çadra kushton…
TË TJERA

“Kafja 70 lekë”/ Ky është plazhi më i lirë në Shqipëri, çadra kushton…

10/08/2026
“Kryen brenda pak sekondash!”/ Merr fund epoka e pritjes! Në Shqipëri ndodh ndryshimi i madh….
TË TJERA

“Kryen brenda pak sekondash!”/ Merr fund epoka e pritjes! Në Shqipëri ndodh ndryshimi i madh….

08/08/2026
Askush nuk e priste/ Për herë të parë në Shqipëri, realizohet MREKULLIA në QSUT…
TË TJERA

Askush nuk e priste/ Për herë të parë në Shqipëri, realizohet MREKULLIA në QSUT…

07/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Ngjela bën deklaratën e fortë: Nëse Braçe bëhet kryebashkiak i Tiranës, ndodh kjo gjë…
POLITIKË

Ngjela bën deklaratën e fortë: Nëse Braçe bëhet kryebashkiak i Tiranës, ndodh kjo gjë…

20/08/2026
Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…
AKTUALITET

Për herë të parë në histori të Shqipërisë! Në Aeroportin e Rinasit ndodh befasia, futet…

19/08/2026
Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…
AKTUALITET

Publikohet VIDEO-ja/ Momenti i aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën 3 të rinjtë…

19/08/2026
Vaksina kundër kancerit jep rezultate pozitive/ Vjen lajmi i madh nga Amerika…
BOTA

Vaksina kundër kancerit jep rezultate pozitive/ Vjen lajmi i madh nga Amerika…

19/08/2026
Ky është plazhi më i lirë në Shqiperi, çadra kushton vetëm 300 lekë dhe…
TË TJERA

Ky është plazhi më i lirë në Shqiperi, çadra kushton vetëm 300 lekë dhe…

19/08/2026
Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…
AKTUALITET

Protestat kundër Ramës, aktivisti Bledar Meti paralajmëron: Në shtator, do të…

19/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!