Pas rreth një 1 orë e 30 minutash, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD e cila nën drejtimin e Bashës miratoi disa ndryshime.
Mësohet se në këtë mbledhje Basha ka propozuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator. Një grup i rëndësishëm mungon në mbledhje, kryesuar nga Gazment Bardhi, i cili i kundërshtoi kategorikisht zgjedhjet e djeshme.
Agjenda e Kuvendit Kombëtar e thirrur nga Lulzim Basha do të jetë: 1- Ndryshime statutore; 2- Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore; 3-Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.












