Disa hajdutë duket se e kanë pritur momentin që modelja e njohur Morena Taraku të largohet nga shtëpia e saj në Turqi që ta bastisin atë duke i marre bizhuteri me vlerë marramendëse.
Ishte vetë ajo që ka bërë publike pamjet e bizhuterive të saja të shtrenjta që janë vjedhur. Morena, për më tepër ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jeton aktualisht.
“Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë Sinpas“, është shprehur Morena Taraku.












