Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni diten e henë pritet të vizitojë Vlorën.
Në një informacion paraprak u tha se Meloni do të mbërrinte me traget, ndërsa më pas u fol për udhëtimin e saj në një mjet privat.
Nuk dihet ende qellimi i vizitës, por kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama dhe bëhet fjalë për një vizitë private.
Vetëm pak ditë më parë Edi Rama tërhoqi vëmendjen e mediave italiane për shkak se Shqiperia po perjeton nje fluks te larte te turisteve italiane te cilet vizitojne plazhet dhe bukurite natyrore te vendit tone.
Ndërkohë, turizmi në Vlorë ka arritur majat. Banorët po lirojnë dhe shtëpitë e tyre në mënyrë që t’i ofrojnë me pagesë për pushuesit sepse gjithçka deri në fund të gushtit është plotësisht e rezervuar.












