Në selinë e Partisë Demokratike janë shënuar momente tensioni mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.
Një grup protestuesisht u strehuan brenda ambienteve të PD-së dhe dyshohet se prej aty po kryenin sulme drejt Policisë.
Efektivët ndërkohë hodhën gaz lotsjellës pranë selisë së PD-së. Deputeti Eno Bozdo ka deklaruar se efektivët kanë provokuar dhe dhunuar protestuesit dhe njerëzit që ndodheshin brenda selisë së PD-së. Ai kërkoi largimin e tyre të menjëhershëm.
“Kanë helmuar njerëzit të gjithë brenda. Këta i kaën futur bombolat e gazit brenda PD-së. Kanë dhunuar gra e burra që ishin për qejfin e tyre brenda PD-së. O çuna kë keni Komandant ju këtu? Erdhën e na provokuan. Panë njerëz aty dhe mbushën oborrin dhe godinën e PD-së me gaz lotsjellës. Duhet të ikin, të zhduken”, tha mes të tjerash Bozdo.
Ndërkohë në selinë e PD-së kanë mbërritur 2 auto-ambulanca. Një prej personave që ndodhej brenda selisë së PD-së u shoqërua me auto-ambulancë drejt spitalit.












