Bayern Munich ka dhënë miratimin për shitjen e Benjamin Pavard.
Gazetari Fabrizio Romano pretendon se Bayern Munich ra dakord me Interin për transferimin e mbrojtësit për 30 milionë euro dhe 2-3 milionë të tjera në formë bonusesh.
Gjithçka është dakorduar edhe me përfaqësuesit e lojtarit. Në të njëjtën kohë, kampionët e Gjermanisë nuk do ta finalizojnë marrëveshjen derisa të gjejnë një zëvendësues për francezin.
Më herët, CEO i Interit, Beppe Marotta, tha se Pavard kishte shprehur dëshirën për t’iu bashkuar skuadrës italiane.












