Quhet Juxhin Mitrollari dhe prej shumë vitesh punon si Teknolog Ortoped në qytetin e Fierit, ku ka hapur dhe klinikën e tij private.
Profesioni i tij është tepër i veçantë dhe i domosdoshëm për shumë persona të cilët kanë probleme me gjymtyrët e tyre. Juxhini ndërton në punishten e tij aksesorë të ndryshëm, si proteza, orteza dhe korse të cilat u vijnë në ndihmë personave me probleme në gjymtyrët e tyre dhe në shtyllën kurrizore.
Ky profesion është shumë i rrallë në Shqipëri, ky sipas Juxhinit, vetëm 3 persona të tjerë e ushtrojnë, duke e bërë dhe më të domosdoshëm këtë shërbim ndaj njerëzve të cilët vërtet kanë nevojë t’i krijojnë vetes të gjitha lehtësirat e nevojshme.












