Zv/kryeministrja Belinda Balluku, tha se kur të filloj puna për nxjerrjen e naftës ne Shpirag, kompania Shell pritet të punësojë 5 mijë punonjës shqiptarë.
Balluku tha bonsui i prodhimit që është 250 mijë dollarë me prodhimin e fuçisë së parë, 750 mijë kur prodhimi arrin 15 mijë fuqi, 1.5 mln dollarë kur arrihet 30 mijë fuqi”
“Unë së bashku me drejtuesit e kompanisë do të tregojmë publikisht disa nga projektet që kemi bërë në ditët në vijim. Vlen të theksohet se në përfundim të eksplorimit dhe në nisjen e prodhimit, kontratat 2 dhe 3 parashikojnë që të kenë një angazhim prej 5 mijë punonjësish. Edhe ditën e djeshme ne kemi takuar shumë punonjës shqiptarë, disa prej tyre ofrojnë shërbime që nuk kërkojnë një ekspertizë në fushën e naftës dhe të gazit. Numri i punonjësve do të arrijë mbi 5 mijë, kjo është e rëndësishme”, tha Balluku.












