Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Policinë e Shtetit të cilët çdo ditë arrestojnë zjarrvënësit e qëllimshëm të pyjeve në territorin Shqiptar.
Rama thekson se uniformat blu u janë “qepur” këmba këmbës duke çuar pas hekurave këta “kriminelë” që me Kodin e ri Penal dënohen deri në 15 vjet burg.
“Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit që këtë verë u është qepur këmba-këmbës zjarrvënësve, duke arritur t’i kapë dhe çojë prapa hekurave, si në rastin e kriminelëve që i vunë zjarrin pyllit në Laç, për të cilët përsëris, si për gjithë të arrestuarit e tjerë, apelin në adresë të gjykatësve në rrethe, që të mos vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër të mosndëshkimit të një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg. Një falënderim për trupat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, e cila e ka rritur ndjeshëm nivelin e performancës gjatë këtij sezoni turistik, duke e mbrojtur me profesionalizëm e shpirt sakrifice pasurinë e paçmueshme natyrore”, shkruan Rama.











