Pak ditë më pare, çifti ka festuar 30-vjetorin e martesës së prindërve të Kiarës, nga videot dhe fotot e publikuara u shtuan aludimet se çifti do të bëhen prindër. Kjo pasi Kiara shfaqet me barkun e rrumbullakosur, i cili bie menjëherë në sy edhe nga veshja e moderatores.
Menjëherë komentet në rrjet kanë nisur të aludojnë se në fakt moderatorja është shtatzanë. E në fakt, ashtu si edhe u duk në video, Kiara u shfaq me një bark disi më të rrumbullakosur se zakonisht, por shkak për këtë mund të jetë bërë edhe qepja e fustanit.
Miqtë e afërt të dyshes e kanë mohuar këtë lajm, duke u shprehur se në fakt si Luizi dhe Kiara po përgatiten për sezonin e ri që do të nisë dhe jo për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.
Edhe pse pak javë më parë, kur çifti ndodhej me pushime në Turqi me anë të një video “live” në “Instagram” sqaruan për publikun thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, pamjet e fundi tregojnë të kundërtën duke ngjallur aludime përsëri.












