Vajza që shihni në foto fiton mbi 500 Euro në muaj duke dhënë me qira anën tjetër të shtratit të saj për njerëz që nuk i njeh fare.
Sipërmarrësja australiane Monique Jeremiah ka arritur të fitojë 500 pound (gati 600 mijë lekë) në muaj nga kjo ide. Mund të mos jetë tërheqëse për shumëkënd, por duke kursyer të ardhurat e saj shtesë, ajo ka mundur të fillojë biznesin e saj, një kompani modelimi, e cila është “karriera e saj e ëndrrave”.
“Shtrati është i shkëlqyeshëm për njerëzit që janë në gjendje të shkëputen emocionalisht dhe të flenë pranë një personi tjetër në një mënyrë krejtësisht të respektueshme dhe jo të lidhur. Është situata perfekte, veçanërisht nëse jeni një sapioseksual, si unë, dhe preferoni shoqërinë mbi intimitetin fizik. Duhen dy njerëz që respektojnë hapësirën, vlerat dhe kufijtë e njëri-tjetrit. Është njësoj si të ndash një dhomë me dy krevate; vetëm se në këtë rast flemë në të njëjtin shtrat së bashku, kështu që patjetër dëshironi një krevat të madh dhe shumë hapësirë në dhomë për ta bërë atë të vlefshëm”, shpjegoi 36-vjeçarja.












