Pas kthimit nga Kazakistani, Presidenti Bajram Begaj me urgjencë ka dekretuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, të propozuara nga Kryeministri Edi Rama.
Në këtë mënyrë ai ka dekretuar shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra dhe emërimin e ministrave të rinj.
“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj”, njoftoi Presidenca.
Më 4 shtator kryeministri Edi Rama paraqiti disa ndryshime në kabinetin e tij qeveritar që tashmë kanë marrë edhe “OK” nga Presidenti Begaj:
Ministër Financash, Ervin Mete
Ministër i Jashtëm, Igli Hasani
Ministre Arsimi, Ogerta Manastirliu
Ministri e Bujqësisë, Anila Denaj
Ministre e Shëndetësisë, Albana Koçiu
Ministër për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj
Ministër i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku












