Mbrëmjen e kaluar nën një atmosferë të zjarrtë, Shqipëria arriti një fitore me aromë Europiani. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho nuk zhgënjyen përballë tifozerisë së tyre dhe mposhtën me shifrat 2-0, Poloninë.
Por fatsjellësi për fitoren e kësaj ndeshjeje duket se ka qënë Luizi, i cili falë sensit të tij të humorit, ka bërë disa postime mbrëmjen e kaluar, përmes të cilave ka nënkuptuar se ai është një ogur i mirë.
Këngëtari i njohur i skenës shqiptare ka vendosur që mbrëmjen e kaluar ndeshjen Shqipëri-Poloni të mos e ndjekë në stadiumin e “Air Albania” por nën shoqërinë e disa miqve të tij, në një lokal.
Fillmisht në një postim të bërë në “Instastory”, ku shihet në fotografi me një grup miqsh duke parë ndeshjen, Luizi me shaka ka shkruar: “Sapo i thashë Jasir Asanit që jemi mbledhur për ty, gol direkt”.













